Aktivitete, Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj - 2022, Projekte 2022, Të rejat|

THIRRJE PËR APLIKIM

Në bazë të VKM-së nr. 24, datë 16.01.2019, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, paragrafi III, pika a) “QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit”, si edhe në mbështetje të Strategjisë për vitin 2022 të QKLL-së, hapet Thirrja “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj”. Ky fond synon t’u krijojë hapësirën e duhur nxitëse e promovuese shkrimtarëve dhe poetëve të rinj, por gjithashtu edhe të nxjerrë në pah prirjet e letërsisë bashkëkohore shqipe dhe zërat e saj të rinj.

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

  • Thirrja u drejtohet lëvruesve të poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri 35 vjeç.
  • Aplikimi kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
  • Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit.
  • Aplikimi fillon më datën 15.02.2022 dhe përfundon në datën 15.03.2022, ora 

16:00.

  • Nëse dokumentacioni nuk është i plotë, aplikimi nuk do të merret në shqyrtim për fazën përzgjedhëse.

Dokumentacioni përkatës duhet dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 15.03.2022, ora 16:00, në adresën elektronike: [email protected] dhe atë postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri.

Aplikoni:

Deklarata e aplikimit

Formulari i aplikimit

Për informacione të mëtejshme, mos ngurroni të na shkruani në: [email protected]

Comments are closed.

Close Search Window