“Përsosmëri italiane – Ilustrime për Italo Calvino” është ekspozita dedikuar 100-vjetorit të lindjes së Italo Calvino-s, një prej autorëve të rëndësishëm të letërsisë italiane.
Ilustrues nga vende të ndryshme të botës sjellin një rrëfim të veprës së Calvino-s, përmes gjuhës së imazhit.
Në ekspozitën “Përsosmëri italiane”, 31 ilustrime, të cilat janë përzgjedhur nga juria e Panairit të Librit në Bolonja, nga 500 punime të ilustruesve nga e gjithë bota të ngacmojnë kërshërinë drejt përrallave, romaneve e teksteve të shkrimtarit italian.
Kjo ekspozitë që u çel në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit këtë “Tetor të librit” do të qëndrojë e hapur deri më 31 tetor.