Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kreu më datë 22 qershor 2021 një takim me Zv/Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, zotin Sejnur Veshall, dhe këshilltarin e Ministrit për Kulturën, zotin Liburn Jupolli, një takim njohës dhe diskutues për ambiciet dhe synimet e përbashkëta vepruese dhe rregullatore në fushën e librit, si dhe bashkëpunimin ndër-institucional për arritjen e realizimit të disa marrëveshjeve mbi librin dhe përmirësimit të politikave mbështetëse midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Ndër temat e takimit qenë rishikimi dhe heqja e taksës doganore të librit midis Shqipërisë dhe Kosovës, propozimi për krijimin e një Çmimi Jetësor Kombëtar të përbashkët midis dy vendeve dhe politikat promovuese të përbashkëta për autorët e Shqipërisë dhe të Kosovës në të dyja vendet.