Aktivitete, Të rejat|

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, zonja Alda Bardhyli, u prit në një takim nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, zoti Mehmet Kraja.
Në këtë takim midis sy institucioneve u bisedua për ndikimin që duhet të ketë libri në hapësirat shqipfolëse, si dhe për nevojën e rritjes së raporteve bashkëpunuese në fushën e librit midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Në fund të këtij takimi midis zonjës Bardhyli dhe zotit Kraja, u vendos që në muajin shtator QKLL-ja, në bashkëpunim me ASHK-në, do të organizojë një konferencë mbi librin shkencor të autorëve nga Kosova, për të vënë në pah dhe promovuar punën dhe botimet që Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka kryer gjatë vitit të fundit të saj.

Comments are closed.

Close Search Window