Ishte bukur që në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të dialogonim në një Forum me studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, mbi rëndësinë e pastërtisë së gjuhës shqipe, por dhe njohjen e thellë të saj, me studentë që bazë të formimit të tyre kanë pikërisht gjuhën.
Roli i përkthimit në komunikimin mes kulturave është i rëndësishëm dhe krijimi i një brezi të ri shqipëruesish, që do të kontribuojnë në këtë komunikim mes kulturave, qytetërimeve, është thelbësor.
Zv.dekania e FGJH, Ogerta Koruti, kryetari i Shoqatës së Përkthyesve Shqiptarë, z. Rexhep Hida, prof. Fjoralba Dado dhe drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli, sollën një vëzhgim mbi gjuhën sot në raport me globalizmin.