Aktivitete, Të rejat|

Viti 2023 do të jetë viti i Petro Markos.
Bashkë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, familjen e shkrimtarit, përgjatë këtij viti do të nderojmë kontributin e tij në letrat shqipe, përmes aktiviteve të ndryshme, leximeve, konferencave, ekspozitave, botimeve në Shqipëri dhe Kosovë.
Në vitet 1950 – 1960, Petro Marko ishte romancieri më popullor dhe vazhdoi të ishte ndër më popullorët, edhe kur romanet e tij ishin mbyllur në biblioteka si të papërshtatshme. Koha e leximit të tyre, për shkak të shndërrimeve rrënjësore të horizontit të pritjes, është e ndarë në dy periudha: me censurë dhe pa censurë.
Një personazh i rëndësishëm i historisë sonë letrare. Fati i familjes Marko është ndoshta nga më tragjikët në historinë e shkrimtarëve të ish-vendeve komuniste, që do të na kujtojë gjithnjë raportin që diktaturat patën me letërsinë.

Comments are closed.

Close Search Window