Me rastin e kremtimit të Ditës Botërore të Letërsisë për Fëmijë, në Bibliotekën “Hamit Beqja” në Tiranë, bashkë me Qendrën e Librit për Fëmijë dhe me botimet Mediaprint, lexuam për fëmijët pjesë nga krijmtaria e autorëve që kanë bërë historinë e letërsisë sonë për fëmijë!
E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe shkrimtarja ikonë e letërsisë për fëmijë Adelina Mamaqi, e cila ndau emocionet e shkrimit dhe lexoi për fëmijët bashkë me Arta Markun, Anisa Ymerin dhe Anila Bishën.
Nuk ka dhuratë më të bukur për fëmijët se leximi dhe edukimi i brezave përmes leximit është thesari i ardhshëm intelektual që i jepet një vendi!