Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do t’iu bashkohet kremtimeve të 50-të vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Bashkë me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kremtimet për këtë ngjarje të rëndësishme do të nisin me Panairin e parë të Librit Akademik e Shkencor, nga datat 22-24 prill 2022.

Vendi i zhvillimit të këtij panairi do të alternohet: një vit në Tiranë e një vit në Prishtinë, me periodicitet të rregullt. Panairi do të hapet më 22 prill, në prag të Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit. Përgjatë ditëve të tij, do të ketë aktivitete të ndryshme kushtuar librit shkencor dhe akademik.

Sot diskutuam mbi programin e këtyre ditëve që kërkontë riktheje vëmëndjen (e kujt?) tek rëndësia e shkencës dhe të autorëve që kanë kontribuar në zhvillimin e mendimit shkencor në vend.

 

Comments are closed.

Close Search Window