Aktivitete, Të rejat|

U ndanë pranë QKLL-së vlerësimet për 3 veprat e reja të letërsisë për fëmijë që do të mbështeten nga QKLL.
10 dorëshkrime u dorëzuan në këtë Fond, i cili u gjykua nga një juri e kryesuar nga shkrimtari Fatmir Gjestila dhe anëtarë Anisa Ymeri dhe Majlinda Nana.
3 vepra do të jenë në duart e lexuesit të vogël brenda vitit 2023, si më poshtë:
📚Teuta Dhimarko Kasoruho
Me librin “Aventura e Bebit”, për një gjetje të kërkuar dhe mjaft interesante ku nëpërmjet një rrëfimi dhe një dialogu të zhdërvjelltë, të ngrohtë, të shpejtë e të kursyer, përcillet tek fëmijët e moshës fillestare shkollore.
📚Rovena Rrozhani
Me librin “Arinjtë duan të fluturojnë”, shkruar në përshtatshmëri me moshën e fëmijëve, përmes një rrëfimi të zhdërvjellët, përjetimit të personazheve dhe një informacioni të tërthortë, dukë përçuar mesazhe të qarta si thirrje për mbrojtjen e kafshëve dhe të mjedisit të tyre natyror.
📚
Xhahid Bushati
Me librin “Alfabeti i Bletës”, për vargun dhe figuracionin e thjeshtë, gazmor e lodërtar për moshën e fëmijëve të arsimit fillestar, ku poemthat e këtij libri përcjellin këndshëm dashurinë për natyrën, si një thirrje për të qenë më shumë pranë saj.

Comments are closed.

Close Search Window