Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbajti sot në mjediset e saj ceremoninë e shpalljes së fituesve për Letërsinë për Fëmijë.
Kryetarja e Jurisë, shkrimtarja Adelina Mamaqi dhe anëtaret Diana Çuli dhe Anisa Ymeri u shprehën se ky fond është një domosdoshmëri për mbështetjen dhe promovimin e letërsisë për fëmijë, po aq sa u vu re se letërsia për fëmijë nuk është në ditët e saj më të mira, ndaj është i rëndësishëm motivimi ndaj shkrimtarëve shqiptarë për fëmijë për të shkruar, duke hartuar politika mbështetëse dhe promovuese.
Në këtë fond aplikuan 16 autorë nëpërmjet shtëpive të ndryshme botuese dhe juria vlerësoi si veprat më të mira :
Vëllimin më përralla “Arushi Oja” me shkrimtare Eleni Birçaj-Mingu, me motivacionin “Përrallat e këtij libri janë të konceptuara dhe të shkruara brenda kërkesave të kësaj gjinie. Në to fantastikja dhe magjikja janë ndërthurur me sensin e masës dhe lexohen me ëndje”.
Vëllimim me poezi për fëmijë shkrimtarin Xhahid Bushati me librin “O trumcak bredharak!”, me motivacionin “Poezitë kanë konceptim të mirëfilltë poetik fëminor, shprehur me vargje të rrjedhshëm dhe figuracion të pasur. Ato ushqejnë ndjenjën e së bukurës, të së mirës dhe njerëzores në edukimin e lexuesve të vegjël”.