Çmimet Letrare “At Zef Pllumi”, prej vitesh janë kthyer në një traditë për skenën letrare shqiptare. Ato jo vetëm nderojnë një emër të madh të mendimit e kujtesës sonë kombëtare, por dhe motivojnë librin e autorin shqiptar.
Në një ceremoni të veçantë, Bashkia Lezhë organizoi sot ndarjen e çmimeve për vitin 2023. E pranishme në ceremoni ishte dhe drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli. Veprat e këtij viti u gjykuan nga një juri e kryesuar prej shkrimtares Flutura Açka dhe anëtarë Tonin Çobani dhe Arben Prendi.
ÇMIMET FITUESE:
ROMAN
Çmimin e Madh: ANDREAS DUSHI me librin “Në besë të tatuazhit tënd”.
Çmim Nderi: MAILINDA BREGASI me librin “Stina e pestë”.
Çmim Karriere: GJERGJ JOZEF KOLA me librin “Treni në fillim të botës”.
PUBLICISTIKË
Çmimi letrar në Publicistikë: ELENI LAPERI me librin “Kolë Idromeno, themeluesi i
artit shqiptar”.
Çmim Nderi: BEDRI BLLOSHMI me librin “Dosja formulare kategoria 2/A nr 1594 për të denuarin Bedri Blloshmi”.
Çmimi i Karrierës: QERIM VRIONI me librin “Shqetësime Qytetare”.
MEMUARISTIKË
Çmimi Letrar: XHAHID BUSHATI me librin “Fredi…”.
Çmim Nderi: Fatbardha Saraçi me librin “Përndjekja e Hajrije Mulletit”.
Çmim Karriere: Mark Aliaj me librin “Kodra e Guxhave”.
Suksese fituesve