Tirana ka tashmë një destinacion kushtuar librit. #Bukinist, me synimin për t’ua afruar lexuesve librin, është vendosur në zemër të Tiranës, në qendrën tregtare Toptani me “Ditët e librit”, një Panair Libri që do të zgjasë deri më datë 23 Prill, që përkon me Ditën Botërore të Librit, në bashkëpunim me shtëpitë botuese shqiptare.
Ju ftojmë që t’i bashkoheni këtij panairi në fundjavë!