Aktivitete, Të rejat|

Me moton “Jemi të gjithë lexues”, u zhvillua sot, në Pallatin e Kongreseve, ceremonia e çeljes së Panairit të 25 të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë me praninë e ministres së Kulturës, znj. Elva Margariti, ministres së Arsimit, znj. Evis Kushi, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, znj. Alda Bardhyli, drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, z. Piro Misha, si dhe me praninë e botuesve dhe shkrimtarëve.
Kthyer në një traditë për botën e letrave shqipe, Panairi kremton 25-vjetorin e tij përballë sfidave ndaj leximit dhe afrimit të lexuesit me autorët shqiptarë dhe letërsinë e re shqipe.
QKLL-ja dhe Ministria e Kulturës edhe këtë vit janë mbështetës të këtij panairi, një mbështetje kjo e vazhdueshme, që shkon përtej këtyre pesë ditëve, nëpërmjet hartimit dhe përmirësimit të politikave për autorët shqiptarë, përkthyesit, botuesit dhe gjithë rrjetin e editorisë.
Panairi do të mbesë i hapur për lexuesit deri të dielën, më datë 20 nëntor, me rreth 500 tituj të rinj nga letërsia shqipe dhe ajo e huaj, ndaj ju ftojmë të shkoni në kërkim të librit dhe shkrimtarit tuaj të parapëlqyer.

Comments are closed.

Close Search Window