Aktivitete, Të rejat|

Ky vit shënjoi 21 vjetorin e Panairit të Librit në Ulqin, një event i rëndësishëm i kulturës së rajonit, që ka bërë bashkë librin shqip nga të gjitha hapësirat shqipfolëse, duke patur një kontribut në përsosjen e gjuhës shqipe përmes leximit.
Një numër i madh shtëpisë botuese, institucione kulturore dhe përfaqësues të letrave nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, etj, kanë sjellë në këtë panair botimet më të fundit.
Promovime librash, diskutime, konferenca kanë shoqëruar ditët e këtij panairi i cili hapi siparin më 29 korrik e do të vijojë për lexuesin deri nesër më 2 gusht 2022.
Libri është një element i rëndësishëm që ka bërë bashkë gjithnjë kulturat dhe ka ndikuar në një raport më të mirë mes popujve .
Në ceremoninë e hapjes së Panairit ishin të pranishëm Ministri i Kulturës së Kosovës Hajrullah Çeku, Ministrja e Kulturës së Malit të Zi Masha Vllahoviq, Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari, Drejtorja e QKLL Alda Bardhyli, ambasadori i Shqipërisë në Malin e Zi Ridi Kurtezi, etj.
Nëse jeni në Ulqin, mos harroni të vizitoni në mbrëmje këtë festë të bukur të librit!

Comments are closed.

Close Search Window