Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi ditën e sotme aktivitetin me temë “Bota: e shkuara, e ardhmja përmes librit” me praninë e shkrimtarëve, botuesve dhe njerëzve të librit. Konfliktet botërore, marrëdhëniet sociale, pandemia dhe post-pandemia, ngjarjet historike që kanë lënë shenja në historinë njerëzore dhe të kombeve, të para këto edhe nga këndvështrimi i letërsisë, apo të shfaqura nëpërmjet saj, kanë qenë disa nga pikat e diskutimit të këtij takimi.
Çfarë roli kanë luajtur shkrimtarët, botuesit dhe cila ka qenë përfshirja e lexuesve në optikën botërore duke u nisur nga libri.