Në kuadër të Tetorit të Librit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Fan Noli” promovoi librin “Premtimi është premtim” nga autori kinez Huang Chengwei ku morën pjesë autorë, profesorë si dhe ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri z. Wang Dexin.
Profesorët dhe përkthyesit diskutuan mbi botimin në shqip nga Krenar Hadëri, të librit “Premtimi është premtim”, të këtij autori, në kuadër të Tetorit të librit.
Prej disa vitesh, një program i rëndësishëm në fushën e librit ka filluar midis qeverive të dy vendeve, me një mbështetje të rëndësishme financiare nga ana e qeverisë së Kinës për botimin e rreth 25 librave të përkthyer nga letërsia kineze në shqip dhe anasjellas, në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë.