Aktivitete, Të rejat|

Dashuria nuk vjetërohet
përsoset vazhdimisht
por Zoti nuk është mace
të na grithë rreth qafe
na hedh nganjëherë edhe
tej Lumit të verdhë ku
shndërrohemi në pluhur
e një stërkeqje na shpërndan
dherave të shpopulluara
Zoti nuk është mace
as nuk vjetërohet dashuria”
Ali Podrimja
Në kuadër të Javës Kombëtare Kulturore që i është kushtuar Kosovës, si dhe në kuadër të shpalljes së vitit 2022 si “Viti Ali Podrimja” nga Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, u mbajt në mjediset e QKLL-së aktiviteti letrar “Poezia e Podrimjes” ku ishin të ftuar studiuesit Viola Isufaj, Gazmend Krasniqi dhe Ermir Nika, të cilët folën për figurën e poetit nën moderimin e Anxhela Lepurit.
Që prej kujtimeve dhe mbresave vetjake, të bisedave me Podrimjen mbi poezinë, çfarë përfaqësonte ajo te poeti dhe qenia e tij modeste, biseda u shtri mbi rëndësinë dhe epokën e kthesës që shenjoi poezia e Podrimjes pas një tradite të gjatë letrare të Kosovës në këtë zhanër, përfshirja në këtë poezi të elementeve përfaqësuese të etnisë dhe kombit shqiptar si kulla, gurët, toka, toponimet, po ashtu përfshirja e simbolikës në poezinë e tij, e cila do të ishte elementi letrar më përfaqësues.

Comments are closed.

Close Search Window