Qendra Kombёtare e Librit dhe Leximit organizoi sot në mjediset e saj aktivitetin ‘’Vath Koreshi shkrimtar, skenarist i shquar’’, aktivitet ky i organizuar në nder të 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe skenaristit.
Pjesëmarrës në këtë takim qenë shkrimtarë dhe regjisorë të njohur miq dhe bashkëpunëtorë të Koreshit si Piro Milkani, Vladimir Prifti, Albert Minga, Preç Zogaj, Rudolf Marku dhe Besnik Mustafaj, si dhe aktorja Tinka Kurti apo e bija e Vath Koreshit znj.
Ermela Koreshi, të cilët rrëfyen kujtimet e tyre me Vath Koreshin, bashkëpunimet por edhe vlerësuar personalitetin dhe kuntributin e tij në letërsinë dhe kinematografinë shqiptare.