Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombёtare e Librit dhe Leximit organizoi në mjediset e saj takimin “1 vit pa Maks Velon” në kujtim të 1-vjetorit prej ndarjes nga jeta të Maks Velos, arkitekt, piktor dhe shkrimtar.
Pjesёmarrёs qenё artistë dhe kolegё tё tij si dhe studiues arti si Neritan Ceka, Artan Shabani, Ilir Voci, Meri File dhe Ben Andoni, të cilët shprehën jo vetëm vlerësimet për Maks Velon si një njeri poliedrik, por edhe duke rrëfyer episode nga jeta dhe bashkëpunimi i tyre me Maksin.

Comments are closed.

Close Search Window