Fondi i Krijimtarisë Letrare për të rinj 2024, Të rejat, Thirrje|

THIRRJE PËR APLIKIM

Në bazë të VKM-së nr. 24, datë 16.01.2019, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, paragrafi III, pika a) “QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit”, hapet Thirrja “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj” për vitin 2024. Nëpërmjet këtij fondi, QKLL-ja synon të promovojë letërsinë e re shqipe, duke u ardhur në ndihmë autorëve të rinj shqiptarë për të botuar dhe për t’u bërë pjesë e një hapësire më të gjerë njohjeje përballë lexuesit.

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

  • Thirrja u drejtohet lëvruesve të poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri 35 vjeç.
  • Aplikimi kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
  • Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit.
  • Aplikimi fillon më datën 05.02.2024 dhe përfundon në datën 05.03.2024, ora

14:00.

  • Nëse dokumentacioni nuk është i plotë, aplikimi nuk do të merret në shqyrtim për fazën përzgjedhëse.

 

Aplikimet do të dorëzohen në formë të printuar, dorazi ose në rrugë postare, në zyrën e Protokollit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit brenda datës 05.03.2024, ora 14:00, në adresën elektronike: [email protected] dhe atë postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri.

Për informacione të mëtejshme, mos ngurroni të na shkruani në: [email protected]

Aplikoni:

Deklarata

Formular

Comments are closed.

Close Search Window