Projekte, Projekte 2022, Të rejat|

THIRRJE PËR APLIKIM

Në bazë të VKM-së nr. 24, datë 16.01.2019, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, paragrafi III, pika a), ku thuhet se “QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit”, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit hap thirrjen për “Mbështetje financiare për projekte në fushën e librit dhe leximit 2022”.

Ftohen të gjithë të interesuarit, persona fizikë ose juridikë, që të paraqesin projektet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatëse, të cilat duhet të dorëzohen të paktën 30 ditë përpara se të fillojë zbatimi i projektit.
Procedura përbëhet nga dy faza:

Faza e parë: dorëzimi i dokumenteve të aplikimit, të cilat përfshihen në formularët përkatës për persona fizikë, ose juridikë, bashkëngjitur kësaj thirrjeje.

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumentacionit, aplikanti i projektit fitues do të njoftohet me email dhe do të informohet mbi detajet e tjera të procedurës.

Faza e dytë: aplikanti fitues duhet të vazhdojë me dorëzimin e dokumenteve që vërtetojnë zhvillimin dhe mbylljen me sukses të projektit përkatës.

Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën: Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, Rruga “Papa Gjon Pali II”, 1010, Tiranë dhe me email në: [email protected].

Formularet e aplikimit:

Formulari i Thirrjes per Persona Fizike

Formulari i Thirrjes per Persona Juridike

Deklarata

Comments are closed.

Close Search Window