Ditët e karantinës mund të jenë ditë frymëzuese për shkrimtarët, që tashmë kanë më shumë kohë për t’iu përkushtuar shkrimit. Historia e letërsisë botërore tregon për autorë që i shfrytëzuan kohët e izolimit për të shkruar kryevepra letrare. Nga Shekspiri, Çehovi, Bokacco, Pushkini, Tomas Manni etj kanë shkruar vepra të rëndësishme të krijmtarisë së tyre gjatë këtyre ditëve të vështira.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë publike konkursin “Libri i karantinës”, i cili fton për të marrë pjesë gjithë autorët shqiptarë kudo që ndodhen.
– QKLL fton gjithë autorët shqiptarë pavarësisht gjeografisë ku ndodhen, t’i shohin këto kohë jo të lehta si kohë të lidhura me shkrimin, duke u bërë pjesë e Konkursit “Libri i Karantinës”.
– Pranohen të gjitha dorëshkrimet në prozë (tregime, novela, romane).
– Afati i dorëzimit është 30 qershor 2020.
– Dy çmimet e para do të botohen nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit
– Dorëshkrimet të dërgohen në adresën : [email protected]