Virgjil Muçi
Virgjil Muçi, shkrimtar, kritik letrar, shqipërues, do të jetë anëtar i Jurisë së konkursit “Libri i Karantinës”. Veprimtaria e tij letrare e artistike është tejet e gjerë dhe e larmishme. Autor i më shumë se 10 librave që rrokin një krijimtari që zë fill me prozën e shkurtër e të gjatë, për të vijuar më pas me poezinë, kinematografinë dhe, së fundi, edhe në lëmin e kritikës letrare. Kontributi i tij është i ndjeshëm edhe në fushën e përkthimit me rreth 13 tituj nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm, si: Sontag, Lindgren, Bukowski, Albahari, Kagan, Edgar, Rothschild, Dickens, Christie, Candito, Salleo, etj. Gjithashtu ai është aktiv edhe në shtypin e përditshëm e atë periodik me shkrime kryesisht nga fusha e kulturës. Virgjil Muçi është fituesi i "Çmimit Kadare" për vitin 2018.
Fatmira Aliaj
Fatmira Aliaj, shkrimtare, dramaturge, ish-shefe e redaksisë në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, Drejtoreshë e Bibliotekës së Tiranës, me një kontribut të gjatë në botimet e studimet shqiptare është anëtare e jurisë së konkursit “Libri i karantinës"., shkrimtare, dramaturge, ish-shefe e redaksisë në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, Drejtoreshë e Bibliotekës së Tiranës, me një kontribut të gjatë në botimet e studimet shqiptare është anëtare e jurisë së konkursit “Libri i karantinës".
Ylli Demneri
Ylli Demneri, shkrimtar, aktor, një personazh i njohur në botën e letrave, pedagog në “Université de Jussieu”, drejtor artistik në revistën “Le journal de l’action sociale” është anëtar i jurisë së konkursit “Libri i karantinës". Ai është autor disa librave të vlerësuar nga kritika si “E dashur A", "Më kujtohet", etj.
Rita Petro
Rita Petro, e diplomuar për Letërsi e Gjuhë Shqipe në Universitetin e Tiranës, e specializuar për filozofi e kulturë greke në Universitetin Filozofik të Athinës, poete e 6 librave me poezi, me një kontribut të njohur në poezinë bashkëkohore shqipe, me libra të përkthyer në disa gjuhë, autore e 40 teksteve shkollore për lëndën e gjuhës dhe të letërsisë, drejtoreshë dhe bashkëthemeluese e shtëpisë botuese Albas, një prej kompanive të njohura të botimit me degët e saj në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë, është anëtare e konkursit "Libri i Karantinës". Gjatë krijimtarisë së saj letrare është vlerësuar me disa çmime si: Çmimi "Onufri", në Festivalin poetik të Verës (1999), Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë - Lumo Skëndo(2014), Çmimi i "Karrierrës për krijimtarinë poetike" (2015).
Durim Abdullahu
Durim Abdullahu, gazetar televiziv dhe pedagog i antropologjisë dhe historisë në Universitetin e Prishtinës është anëtar i jurisë së konkursit "Libri i Karantinës". Ai është autor i emisionit CODEX në KTV, emision ky që i kushtohet librit. Ka realizuar disa reportazhe dhe dokumentarë televizivë me tema kulturore. Është autor dhe kurator ekspozitash dokumentuese.
Loer Kume
Loer Kume, shkrimtar, është anëtar i Konkursit LIBRI I KARANTINES. Ai është autor i librave "Lux" dhe "Një histori e shkurtër e rrëmujës". Më 2019 ai u shpall fitues i çmimit ‘Kadare’, me përmbledhjen me tregime ‘Amygdala Mandala’, me motivacionin ‘si përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh i cili eksperimenton në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit duke sjellë kështu një frymë të re në letërsi."