|

#_LOCATIONMAP

Date/Time
Date(s) - 23/04/2020
12:00 am

Categories No Categories


Festivali i krijimit letrar është pjesë e pandarë e veprimtarive të Departamentit të Letërsisë, në Ditën Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, që mbahen çdo vit, më 23 Prill. I ideuar dhe i organizuar nga vetë studentët, nën kujdesin e pedagogeve e poeteve prof.asoc.dr. Viola Isufaj dhe dr. Belfjore Qose, ai përshfaq shpirtin krijues të studentëve në komunikim artistik të përbashkët, si dëshmi e përvojë e kreativitetit dhe talentit të tyre e si pjesë e traditës së studentëve të Degës së Gjuhës e të Letërsisë Shqipe, të Universitetit të Tiranës, prej të cilëve kanë spikatur personalitete të dijes albanologjike, studiues të mirënjohur të letërsisë, mësues të përkushtuar, shkrimtarë e poetë të shquar.

Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe të Leximit, që synon edhe inkurajimin e autorëve të rinj, botimi i përzgjedhjes së prurjeve të Festivalit të Krijimit Letrar, 2017-`19, vjen në këto kohë të pazakonta për të gjithë; ai frymon fuqinë e fjalës artistike kundër izolimit, mpak distancimin social ndërmjet nesh, duke na përcjellë dashurinë për letërsinë e leximin përmes udhëtimit imagjinar nga jeta e përditshme e studentëve, te raportet e tyre intime, nga shqetësimet sociale të vërejtura me sy kritik, te pyetjet e mëdyshjet individuale në rrafsh meditativ e filozofik.

Përgjegjëse e Departamentit
Prof.asoc.dr. Lili Sula

Comments are closed.

Close Search Window