Me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Shqipëri, z. Peter Spišiak, biseduam mbi raportet e ndërsjella midis kulturave, ku, për arsye të ndryshme historike, prania dhe njohja e tyre është ende e pamjaftueshme, me përjashtim të pak autorëve sllovakë të botuar në Shqipëri dhe disa veprave të shkrimtarit Ismail Kadare dhe një të poetes Luljeta Lleshanaku të publikuara në Sllovaki.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mundësia për të ftuar personalitete të letrave sllovake që të mund të prezantojnë më gjerë letërsinë e këtij vendi dhe të forcohen lidhjet e bashkëpunimit midis institucioneve të librit. Një tjetër çështje ishte ajo e përkthyesve të mirëfilltë nga gjuha sllovake, e cila aktualisht përfaqësohet nga personalitete si Katarina Bednárová, Lubo Králik, Viliam Mruškovič dhe Lucia Paprckova dhe për këtë u hodh edhe ideja e bashkëpunimit me Departamentin e Gjuhëve Sllave në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë, në mënyrë që të përgatiten përkthyes profesionistë të gjuhës sllovake.