Rikthehet në edicionin e dytë Varg Festival, një festival poezie i iniciuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit një vit më parë për të rikthyer vëmendjen te vargu dhe autorët shqiptarë.
Varg festival hapi siparin në qytetin e Pogradecit për të vazhduar një maratonë aktivitetesh letrare edhe në qytete të tjera turistike të vendit.
Takimi i parë u mbajt më 10 korrik në orën 19.00 në Lulishten e Trëndafilave në Pogradec me të ftuar në panel autorë të rinj të qytetit dhe jo vetëm. Një takim dedikuar shkrimit dhe leximit të poezisë.