Në apartamentin e prof. Ferdinand Lekës, gjuhëtarit dhe shqipëruesit të njohur, për t’i uruar Vitin e Ri!
Ky vit shënjon dhe 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, ku prof. Leka është një prej 87 delegatëve, si përfaqësues i Institutit të Gjuhësisë.
Prof. Ferdinad Leka është autor i veprave studimore si “Fjalori i Ri Kompakt Italisht-Shqip dhe Shqip-Italisht”, “Ushtrime përgatitore për një italishte me themel”, “Fjalori themelor Italisht-Shqip (Dizionario Fondamentale Italiano-Albaneze”)”, “Fjalori i Termave të Letërsisë”, “Antologji e Historisë së Kohës së Vjetër, Qytetërimet e Lashta, Lindja e Lashtë, Greqia, Roma, Ilirët” etj. Përkthimeve si: “Faik Konica” “Shqipëria, Kopshti Shkëmbor i Europës Juglindore”, titulli i origjinalit “The Rock garden of Southeast Europe”, “Histori e Kishës, Zhvillimi i Jetës së Kishës nga rreshajet deri në ditët tona”, Michel Lemonnier, “Botëkuptimi i Dostojevskit”, Nikolai Berdjajev, “Zanafilla dhe kuptimi i komunizmit Rus”, Nikollaj Berdajev, “Jezusi i Nazaretit”, Joseph Ratzinger (pjesa e dytë nga hyrja në Jerusalem deri te ngjallja), Henry Barraud, “Për të kuptuar muzikën e sotme” etj.
Gjatë kësaj vizite profesori na foli për kujtimet e një jete në shërbim të shqipes që po shkruan, ku një vend të gjerë zë dhe Kongresi i Drejtshkrimit, si dhe pikëpamjet e tij mbi shqipen e kulturën sot.
Dhjetëra dorëshkrime, që ishin në një kënd të bibliotekës së familjes, e çuan bisedën te puna e nisur nga QKLL-ja për ngritjen e një Instituti të Dorëshkrimeve për autorët shqiptarë. Kjo iniciativë, për prof. Lekën, është shumë e rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë sonë letrare e historike.