Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Ministria e Kulturës, në kuadër të Javës Kulturore Egjiptiane dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Egjiptit në Shqipëri, mirëpriti në mjediset e saj shkrimtarin Ahmed Mourad, një prej zërave më të njohur dhe të vlerësuar të letërsisë bashkëkohore të Egjiptit, i përkthyer në disa gjuhë të botës, një pjesë e librave të të cilit janë bërë edhe filma me sukses ndërkombëtar.
Në këtë takim u fol ndër të tjera edhe për rëndësinë që ka ngritja e urave të bashkëpunimit kulturor midis dy vendeve, krijimi i mundësive midis institucioneve kulturore në Shqipëri dhe në Egjipt, që shkrimtarët egjiptianë të përkthehen në gjuhën shqipe, si dhe shkrimtarët shqiptarë të përkthehen në gjuhën arabe, si një prej nismave për njohjen e ndërsjellë të kulturave bashkëkohore përmes letërsisë.

Comments are closed.

Close Search Window