Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, znj. Alda Bardhyli, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës z. Edon Zeneli. Në takim u fol për bashkëpunimet e mëtejshme në fushën e librit mes dy vendeve dhe punën e bërë ndër vite nga Shoqata e Botuesve të Kosovës në konsolidimin e librit shqip. Z. Zeneli, në detyrën e kryesuesit të grupit të punës në përmirësimin e kuadrit ligjor për librin për Kosovën, u shpreh se po punohet që më 2023-shin Kosova të ketë një qendër kombëtare të librit, duke kërkuar asistencën e QKLL-së në këtë proces.
Gjatë takimit u fol për një përfaqësim të përbashkët më 2023-shin të librit shqip në panaire ndërkombëtare, siç është ai i Frankfurtit, Leipzig apo Panairin e Londrës.