Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti këtë të premte poetin Sokol Zekaj në promovimin e vëllimit të plotë poetik “Nga dëshira për të jetuar”, në një bashkëbisedim me dramaturgun dhe shkrimtarin Stefan Çapaliku, ku rrëfeu për krijimtarinë e tij poetike, jetën letrare dhe çfarë përfaqëson poezia tek ai.

“FESTA E REVE”
Rrotullohen retë
në qiell
në karuselin
e qiellit
Pinë verë të kuqe të ndezur
dielli në perëndim
dhe pasione jo-tokësore përflakin
fytyrën e gjanë të detit
Ne në breg
përqafohemi dhe qajmë
era s’na lë lot në sy
as fjalë në buzë

Comments are closed.

Close Search Window