Aktivitete, Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj-2021, Projekte, Projekte 2021, Të rejat|

Në bazë të VKM-së nr. 24, datë 16.01.2019, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, paragrafi III, pika a) “QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit”, si edhe në mbështetje të Strategjisë për vitin 2021 të QKLL-së, hapet Thirrja “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021”. Ky fond synon të nxisë dhe të mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të rinj të letërsisë bashkëkohore shqipe.

QKLL-ja do t’u japë përparësi krijuesve të rinj, duke marrë parasysh vështirësitë që hasin për t’u evidentuar dhe promovuar në fushën e letrave. “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021”, do të vijojë të jetë ndër projektet bazë dhe të përvitshme të QKLL-së.

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

  • Thirrja u drejtohet lëvruesve të poezisë, prozës dhe dramës nga mosha 18 deri në 35 vjeç.
  • Aplikimi kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
  • Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit.
  • Aplikimi fillon më datën 06.04.2021 dhe përfundon në datën 31.05.2021, ora 14:00.

Dokumentacioni përkatës duhet dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 31.05.2021, ora 14:00, në adresën elektronike: [email protected] dhe atë postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri, pranë hotel “Domus”.

Për informacione të mëtejshme, mos ngurroni të na shkruani në: [email protected]

Aplikoni:

Deklarata e aplikimit

Formulari i aplikimit

 

Comments are closed.

Close Search Window