Aktivitete, Të rejat|

Në bazë të VKM-së nr. 24, datë 16.01.2019, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, paragrafi III, pika a) “QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit”, si edhe në mbështetje të Strategjisë për vitin 2022 të QKLL-së, hapet Thirrja “Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë”. Kjo thirrje vjen në zbatim të politikës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për të mbështetur autorët shqiptarë të letërsisë për fëmijë dhe do të vijojë të jetë ndër projektet e saj bazë dhe të përvitshme.

Informacion i përgjithshëm

  • Thirrja u drejtohet autorëve mbi moshën 18 vjeç, në gjininë e prozës dhe poezisë për fëmijë.
  • Aplikimi duhet të bëhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
  • Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet botuesit.
  • Aplikimi fillon më datën 01.06.2022 dhe përfundon në datën 17.06.2022, ora 14:00.
  • Aplikimet me dokumentacion të paplotë, nuk do të merren në shqyrtim për fazën përzgjedhëse.

Formularet për aplikimin:

Formular femijet 2022

Deklarate femijet 2022

Dokumentet përkatëse duhen dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 17.06.2022, ora 14:00, në adresën elektronike: [email protected] dhe atë postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri.

Për informacione të mëtejshme, mos ngurroni të na shkruani në: [email protected]

 

Comments are closed.

Close Search Window