Në kuadër të Tetorit të Librit me moton “Libri Afron Botën”, në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit u mbajt takimi për prezantimin e botimeve të kryera nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët dhe rëndësia që kanë studimet dhe botimi I tyre për kulturën shqipe dhe arbëreshe, si dhe ndikimet e ndërsjella në kulturën shqipe.
Drejtoresha e QSPA-së znj. Diana Kastrati dhe profesorët e studiuesit e ftuar Anila Omari, Ymer Çiraku, Vilma Proko, Dhurata Shehri, Edmond Cane, Silvana Nini, Elda Katorri, Jolanda Lila dhe Dorian Arapi prezantuan gjithsecili punën e kryer mbi studimet arbëreshe të sjella në veprat e botuara të kolanës “Thesarus” si dhe dy revistat shkencore të QSPA-së.