Bashkë me Sibel Halimin, kryetaren e Komisionit të Poetit Laureat 2 dhe anëtaren e komisionit Arlinda Dudaj, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau në një konferencë për mediat, informacion mbi procesin e zgjedhjes së Poetit Laureat, para se komisioni të vendoste për 10 kandidatët për Poetin Laureat 2023-2025.
Vlerat e poezisë së mirë dhe pastërtia e figurës do jenë dy parimet mbi të cilat komisioni do të gjykojë për 10 kandidatët e mëposhtëm, për Poetin e dytë Laureat shqiptar.
“Poeti Laureat” do të shërbejë jo veç si promotor i poezisë si zhanër letrar por edhe si urë lidhëse e letërsisë me gjeneratat e reja.
Komisioni për titullin “Poeti Laureat” i kryesuar nga poetja Sibel Halimi dhe anëtarë të tjerë; Poeti i parë Laureat Rudolf Marku, botuesja Arlinda Dudaj, gazetarja e kulturës Arta Marku dhe shkrimtari Ylljet Aliçkaj përzgjodhi 10 kandidatët për titullin “Poet Laureat” për dyvjeçarin 2023-2025.
Kandidatët: Luljeta Lleshanaku, Ervin Hatibi, Natasha Lako, Flutura Açka, Sadik Bejko, Rita Petro, Arian Leka, Preç Zogaj, Ilirian Zhupa, Entela Tabaku.