Krijimi i mundësive për të mbështetur shqipëruesit e rinj të shqipes në gjuhë të tjera është një ndër prioritet e QKLL-së.
Bashkë me ambasadoren e Francës, znj. Elisabeth BARSACQ kremtuam në një mbrëmje ku merrnin pjesë botues, shkrimtarë, përkthyes, finalizimin e programit: “Trajnim i Përkthyesve të Gjuhës frënge”, një program që bëri bashkë Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe ambasadën e Francës në Shqipëri.
Programi u ndoq nga 9 përkthyes të rinj të përzgjedhur sipas një thirrje të hapur nga QKLL, nga specialistë të fushës nga tetori i 2021 deri në maj të 2022 dhe u drejtua nga personalitete të njohjes së gjuhës dhe kulturës franceze si Edmond Tupja, Saverina Pasho Ilia Lëngu dhe Xhevat Lloshi.
Suksese ateliesë së parë të përkthimit, e cila do të pasohet në hapësirat tona me të tjera atelie nga gjuhë të tjera.