Sot, në 90-vjetorin e filozofit, eseistit, një prej figurave më të shkëlqyera të kulturës së shekullit XX, Umberto Eko, një takim me shqipëruesen e tij në gjuhën shqipe, zonjën Donika Omari.
Një bisedë mbi rolin që trashëgimia kulturore e Ekos vazhdon të ketë në shkencën dhe mendimin botëror, por dhe qëndrimet e sotme të shoqërisë ndaj gjuhës dhe kulturës, rolin e intelektualit e ndërgjegjes së munguar qytetare.
Nevoja për t’u mbështetur në shembullin e Ekos për ngritjen e nivelit gjuhësor e kulturor të shoqërisë, sipas Omarit, është e rëndësishme për të ardhmen. Rritja e nivelit të studimeve e punimeve shkencore të lavdërueshme që janë bërë vitet e fundit, është shoqëruar me një nëpërkëmbje të gjuhës.
Mbrojtja e pastërtisë së gjuhës shqipe është një detyrë që duhet të na bëjë bashkë, institucione, gjuhëtarë, por dhe çdo qytetar shqiptar.