Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi dje, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, aktivitetin kushtuar Migjenit dhe Dritëro Agollit, në nderim të figurës së tyre dhe në përkujtim të datëlindjeve. 
 
Në aktivitet ishin të pranishëm Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti dhe Drejtori i Muzeut, dr. Dorian Koçi, si edhe studiuesit Elvis Hoxha, prof. asoc. dr. Kristaq Jorgo, dr. Primo Shllaku, prof. dr. Ethehm Ruka, Drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi, shkrimtarja Diana Çuli, dr. Elona Birko, dr. prof. Aleksandër Çipa dhe mbesa e Migjenit, zonja Angjelina Luarasi (Ceka). 
 
Aktiviteti u shoqërua me poezitë e Migjenit dhe Agollit, interpretuar nga aktori Gëzim Rudi, si dhe me pjesëmarrjen e aktores dhe këngëtares Justina Aliaj. 
 
Fotot nga Hamerald Agolli.

Comments are closed.

Close Search Window