Feja ime është dyshimi”, shprehet shkrimtari Ag Apolloni.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti dje në një mbrëmje letrare shkrimtarin dhe dramaturgun nga Prishtina, Ag Apolloni, në një rrëfim për krijimtarinë e tij letrare dhe veçanërisht për botimin e romanit të tij më të fundit “Një fije shprese, nëj fije shkrepëse”. Me moderimin e shkrimtares Flutura Açka, Apolloni rrëfeu rëndësinë që ka letërsia në sytë e tij dhe sidomos drama, se si qasja e tij ndaj filozofisë është thelbësore për konceptimin e atij vetë si njeri dhe shkrimtar.
Shkrimtari Besnik Mustafaj gjithashtu vlerësoi romanin si një prej romaneve më të mira bashkëkohore të shkruara në vitet e fundit, dhe se cilësimi i tij si roman dokumentar i jep një vlerë tjetërsoj në tablonë historike të historisë së Kosovës. Mustafaj e mbylli me një kujtesë nga cikli i Kreshnikëve, ku rapsodi në një farë mënyre i lan duart nga rrëfimi duke u shprehur se gjithë sa është rrëfyer e ka me të dëgjuar, por vetë nuk ka qenë i pranishëm. Merita e Ag Apollonit është se ai e pranon që ka qenë dhe e ka parë vetë”.