Mbështetje financiare mbi projekte në fushën e librit dhe leximit 2020
Në zbatim të misionit të saj, QKLL-ja shpall thirrje për mbështetje financiare të projekteve në fushën e librin dhe leximit 2020. Ftojmë të gjithë të interesuarit që të paraqesin projektet e tyre, shoqëruar me dokumentet përkatëse:
Lista e dokumentave:
Faza e parë
Person fizik
Dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar sipas përmbajtjes së formularit të aplikimit.
Kur është person fizik, duhet të dorëzojë edhe një CV (E firmosur prej aplikantit).
Person juridik
Dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar sipas përmbajtjes së formularit të aplikimit.
Kur është person juridik, në vend të CV-së, duhet të dorëzohet vendimi i regjistrimit në gjykatë, statut, akt themelimi.
Faza e dytë
Në fazën e dytë, aplikanti duhet të dorëzojë:
- Relacion mbi zhvillimin e aktivitetit
- 10 foto
Afati: 30 ditë
Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën: Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit Rruga
“Papa Gjon Pali II”, 1010, Tiranë dhe në [email protected]
Aplikoni: