Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bashkë me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, organizuan sot një tryezë diskutimi me temë “Libri përballë informalitetit”, ku ishin të pranishëm disa prej botuesve më të rëndësishëm shqiptarë, kryetari i Shoqatës së Botuesve z. Petrit Ymeri si dhe drejtori i Pronësisë Intelektuale pranë Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut, z. Neritan Frashëri.
Në këtë tryezë u diskutuan problemet që botuesit shqiptarë hasin përsa i përket tregut të librit, i cili gjendet i pambrojtur përballë piraterisë, si edhe problemet e të drejtave të autorit që nuk respektohen, duke krijuar gjendjen e informalitetit në tregun e librit.
QKLL-ja, ISHMT-ja dhe Shoqata e Botuesve gargantuan se do të ndërtojnë ura më të thella bashkëpunimi midis tyre për luftimin e kësaj problematike dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik mbi pronësinë intelektuale, si thelbësore për njerëzimin.