Sa rol edukues dhe formues luan libri në kontekstet e reja ku ka hyrë shoqëria? Cila është marrëdhënia e të rinjve, studentëve me librin, botimin? Sa fleksibël dhe me çfarë kanalesh duhet t’i komunikojmë këto përmbajtje në epokën digjitale?
Ishin këto disa nga çështjet që u diskutuan gjatë forumit në Universiteti Europian i Tiranës, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në një panel diskutimi me dekanen e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberalen, Prof. Asoc. Dr. Belina Budini drejtuesen e QKLL, Alda Bardhyli dhe autorin e studiuesin e letërsisë, Dr. Ermir Nika, përgjegjës i Departamentit të Arteve të Aplikuara.
Ky aktivitet i ardhur në kuadër të Tetorit të Librit, shërbeu edhe si një lloj metrike e qasjes së studentëve ndaj librit, jo vetëm atij akademik, duke u njohur me opinionet, sugjerimet dhe disponueshmërinë për t’u përshtatur librit digjital, në ebook, audiobook etj.