Studiuesi dhe profesor Aurel Plasari ishte sot në një bisedë të hapur me të rinj të gjimnazit Maarif School të qytetit të Elbasanit, e njerëz të letrave, mbi historinë dhe kujtesën, në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara nën moton e Tetorit të Librit, në Qëndrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Kujtesa si kulturë, si një arshivë e rëndësishme për qënien njerëzore, shoqërinë, si reflektim e dominim kulturor e politikë…
Nga Marsel Prust tek George Orwell, një vështrim mbi letërsinë dhe raportin me të shkuarën, Plasari bëri një udhëtim në hone që mund ti prekë vetëm estetika dhe arti.