Aktivitete, Të rejat|

Në kuadër të tetorit të librit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i dorëzon shkrimtares Helena Kadare, një mirënjohje me motivacionin “Për librat e saj që me lirizëm edhe guxim, sjellin fatin e karaktereve gra në Shqipëri me një forcë prekëse”.

“Jam mirënjohëse për këtë vlerësim të Qendrës së Librit edhe  jam shumë e emocionuar, që në këtë periudhë të vështirë për shkak të COVID-19 iu shikoj këtu, të gjithëve bashkë”, shprehet Helena Kadare.

Sa i përket “Nobelit” në Letërsi, që çdo vit ndahet në muajin tetor, Helena Kadare u shpreh se, në familjen e shkrimtarit Ismail Kadare, ky çmim nuk pritet më prej tre vitesh.

Helena Kadare është autore e 7 vëllimeve, si “Një lindje e vështirë”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”, “Bashkëshortët” që kanë në qendër jetën vajzërore, të nënës dhe bashkëshortes.

Comments are closed.

Close Search Window