Last modified: 26 October, 2020
16 October, 2020| Aktivitete, Të rejat| QKLL
Në kuadër të tetorit të librit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i dorëzon shkrimtares Helena Kadare, një mirënjohje me motivacionin “Për librat e saj që me lirizëm edhe guxim, sjellin fatin e karaktereve gra në Shqipëri me një forcë prekëse”.
“Jam mirënjohëse për këtë vlerësim të Qendrës së Librit edhe jam shumë e emocionuar, që në këtë periudhë të vështirë për shkak të COVID-19 iu shikoj këtu, të gjithëve bashkë”, shprehet Helena Kadare.
Sa i përket “Nobelit” në Letërsi, që çdo vit ndahet në muajin tetor, Helena Kadare u shpreh se, në familjen e shkrimtarit Ismail Kadare, ky çmim nuk pritet më prej tre vitesh.
Helena Kadare është autore e 7 vëllimeve, si “Një lindje e vështirë”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”, “Bashkëshortët” që kanë në qendër jetën vajzërore, të nënës dhe bashkëshortes.
Last modified: 26 October, 2020
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit
Rruga Papa Gjon Pali II, 1005, Tiranë, Shqipëri
+355 (0) 68 242 1028