Aktivitete|

Nё Ditёn Botёrore tё Librit dhe tё sё Drejtёs sё Autorit, mё datё 23 prill 2020, Qendra Kombёtare e Librit dhe e Leximit, nё partneritet me Katedrёn e Letёrsisё, pranё Fakultetit tё Historisё dhe Filologjisё Tiranё, realizuan botimin me pёrzgjedhje te pjesёmarrёsve tё Festivalit tё Krijimit Letrar, 2017-2019.

Nё kёtё libёr, evidentohet njё pёrzgjedhje e kujdesshme nё poezi dhe prozё tё studentёve.Ёshtё pёr tu vlerёsuar tendenca pёr njё krijimtari tё mirёfilltё letrare, tendenca kah njё analize filozofike…Njeriu dhe Realja.. Zoti etj. Nё krijimet e tyre ka nota shprese.

Festivali i krijimit letrar është pjesë e pandarë e veprimtarive të Departamentit të Letërsisë, në Ditën Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit, që mbahen çdo vit, më 23 Prill. I ideuar dhe i organizuar nga vetë studentët, nën kujdesin e pedagogeve e poeteve prof.asoc.dr. Viola Isufaj dhe dr. Belfjore Qose, ai përshfaq shpirtin krijues të studentëve në komunikim artistik të përbashkët, si dëshmi e përvojë e kreativitetit dhe talentit të tyre e si pjesë e traditës së studentëve të Degës së Gjuhës e të Letërsisë Shqipe, të Universitetit të Tiranës, prej të cilëve kanë spikatur personalitete të dijes albanologjike, studiues të mirënjohur të letërsisë, mësues të përkushtuar, shkrimtarë e poetë të shquar.Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe të Leximit, që synon edhe inkurajimin e autorëve të rinj, botimi i përzgjedhjes së prurjeve të Festivalit të Krijimit Letrar, 2017-`19, vjen në këto kohë të pazakonta për të gjithë; ai frymon fuqinë e fjalës artistike kundër izolimit, mpak distancimin social ndërmjet nesh, duke na përcjellë dashurinë për letërsinë e leximin përmes udhëtimit imagjinar nga jeta e përditshme e studentëve, te raportet e tyre intime, nga shqetësimet sociale të vërejtura me sy kritik, te pyetjet e mëdyshjet individuale në rrafsh meditativ e filozofik.

 

Përgjegjëse e Departamentit
Prof.asoc.dr. Lili Sula

Festivali i krijimit letrar

Comments are closed.

Close Search Window