Libraritë janë një jetë tjetër brenda qytetit, urë e rëndësishme lidhëse mes librit, lexuesit dhe botuesve.
Drejtoresha e QKLL-së, znj. Alda Bardhyli, u takua sot me librarë të librarive kryesore në Tiranë, për të parë nga afër atmosferën e këtij fillimviti. Sa janë vizituar libraritë në ditët e para të 2022-s?
Ky sektor i librit shqip përballet me një sërë problemesh.
Prej kohësh ka nisur puna mbi nevojën e një rregullatori mbi rrjetin e librarive. QKLL-ja ka nisur një dialog me librarë e botues mbi hartimin e politikave që do të lehtësonin problemin e taksimit apo fiskalizimit. Kënaqësi të dëgjoje se qindra lexues kanë zgjedhur librin si dhuratë këtë fundviti! Leximi, prioritet i QKLL-së.