Natali Buli, autore e re vetëm 15 vjeç, promovoi mes miqsh romanin e saj të tretë “Burns od cold crown” në gjuhën angleze në amazon.
Është bukur të shohësh një vajzë të veshur nga pasioni për letërsinë të artikulojë mendime e ndjesi që vijnë vetëm nga raporti që dikush krijon me librin. Duke i uruar suksese Natalisë në rrugën e shkrimit, urojmë që librat e saj të ardhshëm t’i kemi edhe në gjuhën e bukur shqipe. “Autori në librat e tij duhet të jetë si Zoti në univers: i pranishëm kudo, i dukshëm askund”, shkruante Gustav Flober dhe urojmë që kjo shprehje e autorit të madh francez të udhëheqë Natalinë në krijimtarinë e saj.