Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë dhe në prag të ditës së tij të lindjes, Ambasada e Çekisë në Tiranë organizoi një takim për ndikimin që vepra e Milan Kunderës ka në botë.
Në aktivitetin e moderuar nga ambasadori çek, z. Jaroslav Ludva, morën pjesë regjisori dhe përkthyesi Pirro Milkani, përkthyeset e shkrimtarit në gjuhën shqipe: Mirela Kumbaro, Mira Meksi dhe Saverina Pasho, Drejtorja e QKLL-së, Alda Bardhyli, si edhe përfaqësuesja e shtëpisë botuese “Dituria” Kristiana Golemi, e cila ka të drejtën e botimit të autorit në gjuhën shqipe.
“Një shkrimtar universal”, do ta quante Kumbaro, e cila sapo ka sjellë për lexuesin shqiptar veprën “Ngadalësia”, pas “Shakasë” dhe “Mosdijes”.
“E gjithë letërsia e Kunderës ravijëzon një peizazh të jashtëzakonshëm ndjesish dhe ngjarjesh të transformimit njerëzor, ku mahnitja nga e zakonshmja bën thelbin e rrëfimit”, tha Bardhyli.
Takimi u përshëndet dhe nga shkrimtari i madh Ismail Kadare përmes një letre të shkurtër:
“Milan Kundera ёshtё njё shkrimtar i madh i kёtij shekulli. Jemi takuar disa herё nё Paris duke ndarё biseda pёr letёrsinё. Shpirti i kulturёs çeke ravijёzohet mё sё miri nё veprat e tij, qё do t’i kujtojnё gjithnjё botёs atё çfarё komunizmi ishte pёr vеndet qё e jetuan atё.
Librat e tij janё njё betejё e pёrjetshme e njeriut me sistemin, njё pёrshkrim i asaj çfarё totalitarizmi ishte pёr shumё vende nё shekullin e 19”, shkruante Kadare, duke i uruar jetë të gjatë shkrimtarit.