Aktivitete, Të rejat|

Çmimi CEI 2022 për Autorët e Rinj
“Promovimi i shkrimtarëve të rinj” përmes veprave letrare dhe qarkullimi i tyre në rajonin CEI”
Thirrje për Aplikime 2022
Çmimi CEI për Autorët e Rinj promovohet nga Central European Initiative (CEI) dhe Slovene Writers’ Association (Shoqata e Shkrimtarëve Sllovenë), në kuadër të festivalit letrar “Vilenica International Literary Festival”.
Çmimi synon të promovojë brezin e ri të shkrimtarëve dhe të mbështesë qarkullimin e veprave të tyre letrare përmes përkthimit në gjuhët e vendeve të CEI. Çmimi parashikon përkthimin në sllovenisht dhe përkthimin në një gjuhë tjetër CEI sipas zgjedhjes së kandidatit. Për edicionet e ardhshme të këtij Çmimi mund të merren parasysh edhe përkthime shtesë.
Çmimi CEI për Shkrimtarët e Rinj përfshin çmime monetare dhe jomonetare:
• Çmimi monetar (5,000 EUR) për të mbuluar përkthimin e plotë të veprës së dorëzuar dhe të një fragmenti në gjuhën e njërit prej shteteve anëtare të CEI-t, që do të zgjidhet nga autori dhe shtëpia botuese, duke marrë parasysh specifikat e veprës. Përkthimi do të koordinohet nga aplikanti në bashkëpunim me shtëpinë botuese kombëtare që mbështet kandidaturën e tij/saj. Çmimi mbulon edhe kostot për të drejtën e autorit.
• Përkthimin e veprës së dorëzuar në gjuhën sllovene dhe botimin nga SWA në kuadër të Koleksionit CEI të festivalit Vilenica në 2023.
• Pjesëmarrja e fituesit në Festivalin Letrar Ndërkombëtar Vilenicë 2022, organizuar nga SWA.
• Bashkëpunimi dhe mbështetja nga CEI dhe SWA, që të identifikohet një shtëpi botuese për një botim të mundshëm të veprës së përkthyer.
Pranimi i aplikantëve
Thirrja për Aplikime është e hapur për shkrimtarët nën 40 vjeç (lindur pas vitit 1982 – nga 1 janari 1983) nga Shtetet Anëtare të CEI: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Moldavia , Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina.
Aplikantët duhet të kenë të paktën një vepër të botuar në formë libri. Vepra e paraqitur për përkthim duhet të jetë vepër letrare (të gjitha gjinitë dhe temat). Aplikimi duhet të mbështetet nga shtëpia botuese kombëtare e veprës me të cilën po aplikon autori.
Si të aplikoni?
Aplikimi duhet të përfshijë të gjitha dokumente e mëposhtme:
• Një formular regjistrimi i plotësuar (Registration_form_2022).
• Një biografi e aplikantit në anglisht (maksimumi 1800 karaktere pa hapësira).
• Kopje e një ID ose pasaporte të vlefshme me datën dhe vendin e lindjes të dukshme, si dhe shtetësinë e aplikantit.
• Një bibliografi e aplikantit në anglisht (maksimumi 3600 karaktere pa hapësira).
• Skanimi i letrës origjinale të rekomandimit të nënshkruar në anglisht, shkruar nga shtëpia botuese kombëtare e aplikantit, që përfshin prezantimin e aplikantit dhe veprën e propozuar, të shkruar nga aplikanti dhe që do të përkthehet në dy gjuhët e Shteteve Anëtare të CEI (4000 – 8000 karaktere pa hapësira) .
• Një fragment nga vepra e propozuar në gjuhën origjinale të shtetit anëtar të CEI dhe në anglisht (maksimumi 100 rreshta POEZI ose maksimumi 7000-9000 karaktere me hapësira të TEKSTIT NË PROZË).
• Regjistrimet e paplota nuk do të merren parasysh.
• Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme të e-mail: [email protected]
Afati
Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 20 Maj 2022 (ora 23:59 CEST).
Procedura e vlerësimit dhe dhënia e çmimit
• Komiteti ndërkombëtar do të marrë në shqyrtim aplikimet e dërguara më, ose përpara datës 20 maj 2022
• Aplikimet do të vlerësohen sipas kriterit të mëposhtëm: 30% (3 pikë) për bibliografinë, 50% (5 pikë) për letrën e rekomandimit me prezantimin e aplikantit dhe të veprës së propozuar që do të përkthehet dhe 20% (2 pikë) për fragmentin nga e njëjta vepër, në gjuhën origjinale të shtetit anëtar të CEI dhe të përkthyer në anglisht.
• Të gjithë kandidatët do të njoftohen për vendimin e komisionit brenda datës 31 korrik 2022.
• Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të bëhet në ditën e parë të Festivalit të Vilenicës (6-11 shtator 2022). Fituesi dhe shtëpia botuese kombëtare duhet të ofrojnë një mostër përkthimi të një fragmenti nga vepra e dorëzuar deri më 30 nëntor 2022 dhe një raport me shkrim deri në maj 2023. Kostot e përkthimit duhet të mbulohen nga mjetet financiare të dhëna.
• Pyetjet mund të dërgohen me e-mail në: [email protected]

Comments are closed.

Close Search Window