Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi për të tretin vit radhazi ceremoninë e shpalljes së fituesve të Fondit për Krijimtarinë Letrare për Fëmijë. Juria, e kryesuar nga shkrimtarja e letërsisë për fëmijë, zonja Natasha Poroçani Shuteriqi, si dhe anëtarët e saj Rovena Rrozhani, shkrimtare e letërsisë për fëmijë, Erion Kristo, studiues dhe përkthyes, vlerësuan 18 aplikimet e mbërritura në këtë fond, nga të cilët u shpallën fitues Sevi Agolli me librin «Hajdutja e buzëqeshjeve», Fatmir Gjestila me librin «Lotët e Marit» dhe Zimo Krutaj me librin «Jona dhe deti» me motivacionet:
✒Sevi Agolli me librin me tregime “Hajdutja e buzëqeshjeve”, për njohjen e mirë të botës së fëmijëve, për përshtatjen e bukur të gjuhës së tyre, për interpretimet letrare, për aktivizimin e imagjinatës dhe edukimin estetik të moshave me këshilla të vyera.
✒✒Fatmir Gjestila me romanin “Lotët e Marit”, për ravijëzimin e një realiteti të hidhur gjatë kohës së diktaturës, për aktivizimin e kujtesës historike te fëmijët, për një gjuhë letrare të pasur, për mesazhet dhe stilin, si dhe për domosdoshmërinë e përfshirjes së adoleshentëve në lexim përmes librave me vlera
✒✒✒Zimo Krutaj me librin “Jona dhe deti”, për imazhet e bukura nëpërmjet të cilave bota vështrohet me syrin e fëmijës, për humorin e hollë, për vargun e thjeshtë dhe goditës, si dhe për ftesën e hapur që u bën fëmijëve në botën e leximit.

Comments are closed.

Close Search Window